Qeveria britanike hoqi sot ndalimin e fluturimeve direkte me destinacion Sharm el-Sheikh, në lindje të Egjiptit, vendosur pas një atentati kundër një avioni rus në vitin 2015, njoftoi ambasada në një komunikatë.
“Qeveria britanike informoi sot kompanitë ajrore që të mos këshillonin më shmangien e fluturimeve drejt aeroportit të Sharm el-Sheikh-ut”, thuhej në komunikatën e ambasadës.
Ndalimi ishte dekretuar nga Londra pas atentatit, në tetor 2015, kur një avion rus që transportonte turistë nga Sharm el-Sheikh u rrëzua duke shkaktuar 224 të vdekur.
“Britania e Madhe kishte bërë me dije se fluturimet në Sharm el-Sheikh do të fillonin kur situata ta lejonte”, theksoi Andrew Murrison, ministri britanik për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, cituar në komunikatë./atsh/
U përfol si emër që mund ta zëvendësojë Lajçakun, por Haavis...
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...