Londra dhe Singapori njoftuan sot nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë, në një kohë kur shpresat për një marrëveshje me Bashkimin Evropian për postBrexit po zbehen.
“Britania e Madhe dhe Singapori janë të lumtura të njoftojnë sot nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë, që do të përqendrohet mbi këmbimet prej 22 miliardë dollarë në vit”, sipas një komunikate ministrore të përbashkët mes dy vendeve.
Kjo marrëveshje me qytet shtetin, një platformë e madhe financiare dhe tregtare do t’i sigurojë Britanisë së Madhe një mbështetje të konsiderueshme në Azi ndërsa vendi negocion daljen e tij nga Bashkimi Evropian.
Londra ka nënshkruar marrëveshjen e parë tregtare të madhe dypalëshe post-Brexit me Japoninë në tetor. Por, kjo marrëveshje është e para me një vend anëtar të ASEAN, Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore që përfshin 10 anëtarë.
Kjo marrëveshje jep për kompanitë britanike një platformë për të pasur akses në rajon përmes Singaporit”, theksoi ministri singapurian i Tregtisë, Chan Chun Sing pas nënshkrimit të dokumentit me homologun britanik, Liz Truss.
Marrëveshja u perceptua sipas modelit të një marrëveshjeje ekzistuese mes Bashkimit Evropian dhe Singaporit./ATSh/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...