Londra anulon fishekzjarrët për natën e Vitit të Ri

14:06 | 18 Shtator 2020
Arbresh.info

“Nuk mund të përballojmë tubime të njerëzve në këtë kohë,” ka thënë kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan

Shfaqja me fishekzjarrë për natën e Vitit të Ri është anuluar për arsye të pandemisë COVID-19.

Sadiq Khan ka bërë të ditur lajmin se ngjarja që zhvillohet çdo vit, është anuluar për shkak të koronavirusit, transmeton arbresh.info

Khan tha për radion LBC: “Nuk do të ketë fishekzjarrë në natën e Vitit të Ri si cdo vit tjetër.

“Ne thjesht nuk mund të përballojmë tubime të njerëzve gjatë natës së Vitit të Ri”.

Kjo shfaqje e fishekzjarrëve viteve të kaluara mblidhte deri në 100,000 persona në rrugët e Londrës.

Mirëpo Khan pohoi se mund të ketë diçka tjetër në plan për të zëvendësuar shfaqjen e fishekzjarrëve në fund të vitit me anë të së cilës e gjithë bota prezantohet me bukurinë e qytetit të Londrës, shkruan The Independet./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme