Google ADS

Londër, të plagosur dy nxënës francezë dhe një turist nga Koreja e Jugut

20:11 | 22 Mars 2017
Trina Galanxhi

Dy nxënës franceze dhenjë turistë nga Koreja e Jugut kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit terrorist para Parlamentit në Britani të Madhe.

Nxënësit besohet se ishin në një udhëtim turistik shkollor në Londër, kur ka ndodhur sulmi terrorist, transmeton portali arbresh.info.

Në mesin e të plagosurve është edhe një tursit nga Koreja e Jugut, për të cilin mediat britanike thonë se është në gjendje të rëndë.

Bilanci i viktimave në sulmin e sotëm terrorist ka shkuar në 4, duke përfshirë edhe një polic dhe njërin nga sulmuesit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme