Mediat britanike raportojnë se një kontejner i bardhë ka eksploduar në metron nëntokësore në pjesën jugperëndimore të Londrës.
Policia ka konfirmuar sot se janë përgjegjur ndaj një “incidenti” në Parsons Green Station në Londër.
Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur britanikë, ndërsa ekipet mjekësore i kanë ndihmuar të plagosurit.
Raportet e para sugjerojnë se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegiet në fytyrë.
Agjencia Reuters i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se disa njerëz ishin lënduar nga rrëmuja e krijuar e udhëtarëve.
Zyrtarët e transportit në Londër kanë konfirmuar në rrjetin Twitter se është ndërprerë metroja në pjesën ku ka pasur eksplodim./rel
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...