Një burrë është akuzuar për vrasjen e deputetit britanik, David Amess, i cili u vra me thikë përderisa ishte duke zhvilluar fushatë zgjedhore në lindje të Londrës javën e kaluar, thanë të enjten prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar.
Ali Harbi Ali, 25 vjeç nga Londra, u akuzua gjithashtu për përgatitjen e akteve terroriste, tha Nick Price, kreu i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës, në një deklaratë, transmeton arbresh.info
“Ne do t’i paraqesim gjykatës se kjo vrasje ka një lidhje terroriste, domethënë se ajo kishte motive fetare dhe ideologjike,” tha Price.
“Ai gjithashtu është akuzuar për përgatitjen e akteve terroriste. Kjo pason një rishikim të provave të mbledhura nga Policia Metropolitane në hetimin e saj,” shtoi Price.
I dyshuari do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të enjten pasdite.
Vrasja e Amess, një deputet në Partinë Konservatore në pushtet të kryeministrit Boris Johnson, tronditi kombin dhe bëri thirrje për një rishikim të masave të sigurisë për ligjvënësit që kryejnë punë elektorale.
Amess, 69 vjeç, vdiq pasi u ther me thikë disa herë rreth mesditës të së Premtes në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Angli. Kjo ishte vrasja e dytë e një ligjvënësi britanik në detyrë në pesë vitet e fundit.
Ai hyri në Parlament në 1983, fillimisht duke përfaqësuar zonën Basildon, dhe kishte shërbyer vazhdimisht në Dhomën e Komuneve që atëherë, duke e bërë atë një nga ligjvënësit më jetëgjatë në dhomë.
Ligjvënësit nga i gjithë spektri politik folën të premten për trishtimin, shqetësimin dhe zemërimin e tyre që një tjetër nga kolegët e tyre u vra gjatë takimit me votuesit./cnn/arbresh.info/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...