Google ADS

Londër, policia u kërkon qytetarëve të qëndrojnë brenda

18:23 | 24 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një incident policor është duke ndodhur në stacionin Oxford Circus, në zemër të Londrës.

Dëshmitarët raportojnë për panik dhe qindra njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton portali arbresh.info

Ndërsa vijnë raportime për tym dhe policë të armatosur, është e paqartë se çfarë ka ndodhur brenda dhe rreth stacionit.

Policia Metropolitane ka kërkuar nga qytetarët të gjejnë strehim dhe të mos dalin.

Gjersa nuk jepen detaje për natyrën e incidentit, policia ka konfirmuar rastin në rrugën tregtare, që është një nga më të mëdhatë në botë./Arbresh.info/

https://twitter.com/Kent_999s/status/934103603593338881?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.unilad.co.uk%2Fnews%2Farmed-police-respond-to-incident-at-oxford-circus%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme