Google ADS

Londër, policia bën thirrje që të shmanget zona e urës pasi një furgon përplasi këmbësorët

23:59 | 3 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Policia britanike gjendet në vendin e ngjarjes, te London Bridge, pasi është raportuar se një furgon është përplasur për disa këmbësorë.

Policia shton se ka të bëjë me një incident, por ende nuk ka dhënë detaje më të hollësishme, transmeton portali arbresh.info

Një dëshmitare ka thënë për BBC se furgoni i bardhë ka ardhur me shpejtësi të madhe drejt këmbësorëve.

Besohet se gjashtë persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

London Bridge vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme