Qytetarët e Londrës marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Britanisë në solidaritet me palestinezët.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Çlironi Palestinën”, “Stop vrasjes”, “Sanksione ndaj Izraelit”, “Ndaloni bombardimin e Gazës”, “Duart larg nga Al-Aksa”, “Bombardimi i fëmijëve nuk është mbrojtje”.
Në marsh mund të shiheshin flamuj të shumtë palestinezë, si dhe maska mbrojtëse me mbishkrimin “Liri për Palestinën”.
Izraeli dhe Hamasi, me ndërmjetësimin e Egjiptit, ranë dakord për një armëpushim të enjten në mbrëmje, i cili i dha fund sulmeve disaditore izraelite në Gaza. Të paktën 248 njerëz humbën jetën gjatë sulmeve izraelite nga 10 maji në Gaza, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra.
Mijëra demonstrues në gjithë botën vazhduan të solidarizohen me popullin e Palestinës edhe pas marrëveshjes së armëpushimit./aa/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...