Londër, katër vrasje, pesë të arrestuar

20:43 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Katër persona janë vrarë sot në Londër të Britanisë së Madhe brenda 28 orëve të fundit, transmeton Klan Kosova.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se policia është duke punuar gjatë tërë kohës për këto ndodhi.

Ndër personat e vrarë është edhe një grua shtatzënë, Kelly Mary Fauvrelle, ajo u vra në jug të Londrës në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas Reuters, foshnja është në gjendje kritike dhe po vazhdon të luftojë për jetë.

Pos këtij, rasti ndodhën edhe tri vrasje të tjera, dy persona vdiqën nga plagët e marra, ndërsa njëri ishte munduar të përleshet më vrasësin, por gjatë asaj kohe kishte ndërruar jetë.

Për këto vrasje të njëpasnjëshme janë arrestuar pesë persona si të dyshuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme