Rajoni në veri të Italisë, Lombardia do të vendosë orë policore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit të ri.
Ora policore do të aplikohet nga ora 23:00 deri në orën 05:00 dhe pritet të hyjnë në fuqi natën e 22 tetorit.
Kjo masë, sipas autoriteteve pritet të zgjasë deri më 13 nëntor, raporton AFP.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka dhënë pëlqimin e tij për ashpërsimin e masave, që ka propozuar qeveria e këtij rajoni.
“Është një nismë e duhur dhe simbolikisht e rëndësishme, që nuk do të ketë pasoja serioze, veçanërisht në ekonomi”, tha presidenti rajonal, Attilio Fontana për gazetën La Repubblica.
Sipas autoriteteve, gjatë orës policore në Lombardi, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre nëse kanë emergjenca shëndetësore dhe për punë esenciale.
Italia po shënon rritje të rasteve të reja me koronavirus ditëve të fundit.
Në fillim të pandemisë, Lombardia ka qenë rajoni më i goditur nga ky virus. Vetëm gjatë ditës së hënë, në këtë rajon, u regjistruan mbi 1,600 raste të reja.
Të shtunën, më 17 tetor, Lombardia po ashtu urdhëroi mbylljen e bareve në mesnatë dhe ndaloi shërbimet e gastronomisë në ambiente të jashtme.
Qeveria qendrore e Italisë së fundmi ka vendosur një sërë masash kufizuese për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se masat e reja janë marrë, pasi ai nuk dëshiron që të shmangë një “izolim të plotë”. /rel
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...