Lobimet e paligjshme, arrestohet aleati i Donald Trump

22:48 | 20 Korrik 2021
KRG

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njofton arrestimin e Thomas Barrack, një mik miliarder i ish-presidentit Donald Trump.

Barrack akuzohet se është përfshirë në lobime të huaja të paligjshme si dhe pengim të drejtësisë.

Ai dyshohet se ka mbrojtur në mënyrë të paligjshme interesa e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu mendohet të ketë gënjyer agjentët e FBI-së gjatë një interviste në lidhje me marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe.

74-vjeçari Barrack është një aleat i Donald Trump dhe themelues i firmës së madhe të investimeve Colony Capital. Barrack dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë Colony Capital në vitin 2020. Në prill, ai dha dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i firmës./GE/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme