Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson në krye të Partisë Konservatore.
Ajo u shpreh se do të luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore.
Komiteti i deputetëve konservatorë, njohur si Komiteti i 1922-shit do të mblidhet këtë të hënë për të vendosur se kur do të zhvillohen zgjedhjet dhe përcaktuar rregullat e garës, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Procesi do të zhvillohet me dy faza, ku në fazën e parë do të përzgjidhen dy kandidatët më të votuar, e më pas do të shpallet fituesi.
Janë 11 kandidatë të cilët pretendojnë marrjen e postit të kryetarit të Partisë Konservatore, pas dorëheqjes së Boris Johnson.
Johnson do të qëndrojë në krye të qeverisë britanike deri në kohën kur konservatorët të zgjedhin pasuesin e tij. /arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...