Liz Truss jep dorëheqjen nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe

14:53 | 20 Tetor 2022
E.H

Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqjen këtë të enjte, 45 ditë pasi mori drejtimin e qeverisë.

Gjatë një konference për mediat ajo deklaroi se “kishte një vizion për një ekonomi me taksa të ulëta dhe me rritje të lartë ekonomike”.

Truss tha se ajo i ka paraqitur dorëheqjen Mbretit dhe zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të Partisë Konservatore do të zhvillohen brenda një jave.

Liz Truss bëhet kështu kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Britanisë së Madhe, duke dhënë dorëheqjen vetëm gjashtë javë pasi mori detyrën./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme