Google ADS

Livni tërhiqet nga politika

18:30 | 18 Shkurt 2019
Arbresh.info

Rreth moshës 60 vjeçe, Livni në vitin 2009 ishte shumë pranë postit të kryeministres së vendit, e konsideruar si një nga politikanet më me influencë të Izraelit.

Ish-ministrja izraelite e Punëve të Jashtme, Tzipi Livni njoftoi sot tërheqjen nga jeta politike, duke evidentuar humbjen e përgjithshme të ndikimit të partisë së saj, më pak se dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Livni, një personalitet i spikatur i politikës izraelite dhe ish-aktore e planit të parë të negociatave me palestinezët po largohet nga skena politike. Rreth moshës 60 vjeçe, Livni në vitin 2009 ishte shumë pranë postit të kryeministres së vendit, e konsideruar si një nga politikanet më me influencë të Izraelit.

Sondazhet përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 9 prillit nuk shfaqin asnjë shpresë për lëvizjen e saj ”Hatnua” për të kaluar pragun e nevojshëm për t’u përfaqësuar në Knesset, Parlamenti izraelit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme