Lituania rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga frika e agresionit rus. Ndërsa disa janë entuziastë dhe thonë se ushtria bën burra të rinjtë, të tjerë nuk janë të bindur se rekrutët ndihmojnë shumë nëse vjen lufta.
Maksim nga Vilnius së shpejti do të mbushë 22 vjeç. Ai është shtetas i Lituanisë dhe vjen nga një familje rusisht-folëse. Vitin e kaluar është thirrur në shërbimin ushtarak nëntëmujor. Ai shërbeu në një brigadë këmbësorie në qytetin Taurage në Lituaninë jugperëndimore, në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit.
Kujtimet e tij të asaj kohe tingëllojnë si miliona histori të tjera për shërbimin ushtarak në vende të ndryshme.
Mes të rinjve me arsim të ndryshëm dhe histori familjare, fillimisht lindin konflikte. Më pas krijohet vetëdija se çfarë është detyra, formohet karakteri dhe në përfundim të shërbimit ushtarak, secili prej tyre ka një këndvështrim të ri për veten dhe jetën./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...