Lituania do t’i mbyllë përkohësisht dy prej gjashtë pikave kufitare me Bjellorusinë, për shkak të prezencës së mercenarëve të grupit rus Wagner në këtë shtet.
Qeveria ka marrë vendim të mërkurën për mbyllje të pikave Shumskas dhe Tvereçius, duke nisur nga e premtja.
“Ky vendim është një prej masave parandaluese për t’i penguar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe provokimet e mundshme në kufi”, ka thënë ministrja e Brendshme, Agne Bilotaite.
Lituania e ndan një kufi prej 680 kilometrave me aleaten e ngushtë të Rusisë, Bjellorusinë.
Sikurse Polonia dhe Letonia, Lituania është e shqetësuar për aktivitetet e Wagnerit, ushtrisë private ruse.
Pas rebelimit të shkurtër kundër Moskës, trupat e Wagnerit janë larguar prej Ukrainës dhe kanë përfunduar në një kamp në Bjellorusi.
Sipas udhëheqësisë në Minsk, ata janë duke e trajnuar ushtrinë bjelloruse.
Udhëheqësi i agjencisë kufitare të Lituanisë, Rustamas Liubajevas, ka vlerësuar se në Bjellorusi mund të jenë mbi 4.500 luftëtarë të Wagnerit.
Bilotaitė ka thënë se shtetet baltike dhe Polonia janë duke e diskutuar mundësinë e mbylljes së tërësishme të kufijve me Bjellorusinë.
Sipas saj, kjo temë do te jetë në agjendë në një takim që do të zhvillohet në Varshavë në fund të muajit.
Lituania ka thënë javën e kaluar se do ta rrisë edhe prezencën e forcave të saj afër kufirit./rel/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...