Lituania ka thënë se pret që të pranojë më shumë se 4 milionë pilula të jodit, teksa shteti fqinj, Bjellorusia, është duke planifikuar të funksionalizojë centralin e parë bërthamor më vonë gjatë vitit.
Qeveria lituaneze ka thënë se pilulat, që vlerësohet se kanë vlerën e 1 milion dollarëve, do të prodhohen brenda një muaji, ka raportuar agjencia e lajmeve, The Associated Pres.
Ato më pas pritet t’iu dorëzohen qytetarëve në rast të rrezatimit, që mund të rrjedhë nga centrali bërthamor, Astravets, i cili është ndërtuar me ndihmën e Rusisë, vetëm 50 kilometra larg kryeqytetit lituanez, Vilnius shkruan REL
Jodi zakonisht përdoret për të mbrojtur gjëndrën tiroide nga disa lloje të rrezatimit.
Reaktori i parë i centralit bëthamor pritet t’i shqyrtohet procesit vlerësues në fund të vitit, derisa i dyti më 2020.
Qeveria e Lituanisë ka rritur shqetësime për sigurinë e kësaj zone bërthamore dhe ka njoftuar se planifikon të blejë pilula të jodit, si shenjë përgatitjeje për testimet e ardhshme.
Ministria e Brendshme e këtij shteti ka thënë se janë duke formuar planet për evakuim dhe janë duke testuar alarmet për urgjencë.
Ky shtet baltik me 2.8 milionë banorë, ka mbyllur centralet bërthamore 10 vjet më parë.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...