Ka vdekur personi i tretë në Australi pas ngrënies së pjeprit të kontaminuar me bakterin listeri.
Pesëmbëdhjetë të moshuar tani janë infektuar në këtë epidemi, që po lidhet me shtetin New South Wales që njihet për kultivimin e pjeprit, transmeton portali arbresh.info
Dy viktimat e para ishin nga New South Wales, ndërsa e treta është nga shteti i Victorias.
Të moshuarit, shtatzënat dhe fëmijët janë paralajmëruar të shmangin pjeprin që është prerë.
15 të diagnostikuarit me infeksion kishin ngrënë pjepër para se të sëmureshin.
“Njerëzit e prekur nga listerioza duhet të hedhin çdo pjepër të blerë para 1 marsit,” tha Vicky Sheppeard, drejtoreshë e sëmundjeve ngjitëse për autoritetin Shëndetësor të New South Wales.
Ndotja është gjetur në një fermë afër qytetit të Griffith në New South Wales.
Çfarë është listerioza?
Ajo mund të kapet nga ushqimi që përmban bakteret e listerias, ose kontakt të ngushtë me kafshët e fermës
Rastet zakonisht përfshijnë qumështin e papasterizuar ose produktet e qumështit, si djathë kamembert dhe bri.
Ushqimet e para-paketuara, duke përfshirë sanduiçe dhe paté, gjithashtu mund të përmbajnë listeria.
Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, simptoma të ngjashme me gripin, të vjella dhe diarre./Arbresh.info/
Policia kontrolle në zyrat e Netflix në Holandë dhe Francë
Kosova U17 kualifikohet në Ligën A, kundërshtarët i mëson në...
Kurti dhuron gjak, për nderuar kujtimin e Astrit Deharit
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...