Lirohet vëllai i sulmuesit të Mançesterit

23:22 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Ismail Abedi, vëllai i sulmuesit të Mançesterit, Salman Abedi është liruar pa akuza, transmeton portali arbresh.info.

24 vjeçari u arrestua disa ditë pas sulmit në stadiumin e Mançesterit, në kohën kur policia është në kërkim të dëshmive për rrjet terrorist në këtë zonë.

Dhjetë burra mbeten në paraburgim në lidhje me sulmin vetëvrasës më 22 maj që vrau 22 vetë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme