Një celebrim i rrallë është mbajtur jashtë shtëpisë së një ushtareje izraelite, e para që u shpëtua gjatë një operacioni në Gaza të trupave izraelite dhe shërbimit sekret hebre.
Ushtarja Ori Megidish është një nga ushtarët e shumtë që u morën peng nga Hamasi më 7 tetor. Detajet e shpëtimit të saj mbeten të panjohura dhe nuk dihet nëse ka pasur shkëmbim zjarri.
Ndërkohë, Hamas ka publikuar një video të tre grave që mbahen peng, të cilat janë identifikuar por nuk dihet se kur videoja është regjistruar. Kryeministri izraelit e ka cilësuar videon një “propagandë mizore psikologjike”.
Ndërsa e ëma e një vajze gjermano-izraelite të rrëmbyer deklaroi se lajmi se e bija ka vdekur, të paktën i jep fund ankthit mbi fatin e saj.
“Ajo ishte një vajzë e gjallë dhe e pavarur. Ishte një artiste, që donte muzikën dhe vallëzimin dhe që kishte shokë kudo në botë. Ajo ishte shumë e lidhur me Gjermaninë, mësoi gjuhën dhe kishte shumë miq. Por jeta rezultoi e shkurtër për të, shumë e shkurtër”, deklaroi nëna e Shani Louk.
Familjet e pengjeve vazhdojnë t’i bëjnë presion qeverisë izraelite për ta kthyer shpëtimin e tyre në prioritet. Mbi 200 shtretër të boshatisur, që përfaqësonin personat e rrëmbyer nga Hamas, u vendosën përpara bashkisë së Jerusalemit, në kuadër të një gjesti simbolik për të kërkuar kthimin e tyre./euronews
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...