Policia indiane liroi një pëllumb të Pakistanit pasi u mbajt në arrest për 3 vite, i dyshuar për spiunazh. Pëllumbi, i cili i përkiste një peshkatari pakistanez, që fluturonte mbi territorin e midis Pakistanit dhe Indisë, ishte kapur nga qytetarët indianë.
Pronari, i quajtur Habibulla, u kishte kërkuar indianëve që ta kthenin pëllumbin dhe të mos ia jepnin policisë.
Megjithatë, banorët e zonës u bënë dyshues për një seri numrash të shkruara në këmbët e pëllumbave, duke i konsideruar ata një mesazh të koduar të destinuar për luftëtarët islamistë pro-pakistanezë që vepronin në territorin e diskutueshëm midis Pakistanit dhe Indisë.
Pronari, megjithatë, gjithmonë ka pohuar se pëllumbi i tij ka marrë pjesë në gara dhe numrat ishin numri i celularit të tij për të telefonuar në rast emergjente. Tani policia ka liruar pëllumbin, në paraburgim që nga tetori i vitit 2016, duke e liruar kështu nga akuza për spiunazh.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...