Google ADS

Lirohet nga spitali opozitari rus i helmuar, Alexei Navalny

16:15 | 23 Shtator 2020
Arbresh.info

Kritiku i Putinit, Alexei Navalny është liruar nga spitali në Berlin ku ishte duke u trajtuar për helmim me agjentë nervorë Novichok.

Spitali “Charité” tha se po i jepte fund kujdesit mjekësor akut, sepse gjendja e tij është përmirësuar mjaftueshëm, transmeton portali arbresh.info.

Navalny postoi një foto ku shihej duke qëndruar në këmbë pa ndihmë me një mesazh se mjekët i kishin dhënë atij çdo shancë për të marrë veten tërësisht.

Ekipi i tij pretendon se ai është helmuar me urdhrat e presidentit Vladimir Putin.

Kremlini fuqishëm mohon përfshirjen.

Navalny, aktivist opozitar rus, u rrëzua gjatë fluturimit nga Siberia më 20 gusht. Ai më vonë u transferua në spitalin Charité në kryeqytetin gjerman./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme