Një burrë që besohet se është gazetari pavarur japonez, i cili po mbahej peng në Siri gjatë tre viteve të fundit është liruar, thotë qeveria e Japonisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit Yoshihide Suga u tha gazetarëve se Japonia ishte informuar nga Katari se një njeri që ka mundësi të jetë Jumpei Yasuda ndodhet në Turqi, transmeton portali arbresh.info
Yasuda u zhduk në qershor të vitit 2015, pasi udhëtoi nga Turqia në Siri për të raportuar mbi luftën civile.
Ai thuhet se u mbajt nga grupi i lidhur me al-Kaedën Hayat Tahrir al-Sham.
HTS, i cili njihej dikur nga el-Nusra Front, është forca dominuese në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Suga u tha zyrtarëve japonezë se ishte qeverisë i ishte thënë se Yasuda kishte qëndruar në një kamp imigrimi në qytetin turk të Antakyas, në kufi me Idlibin e Sirisë.
Ai po mbrohet nga autoritetet turke deri në momentin që të konfirmohet identiteti i tij.
Katari ka ndihmuar në lirimin e shumë pengjeve të mbajtura nga gruper e armatosura të opozitës në Siri, përfshirë edhe gazetarin amerikan Peter Theo Curtis, i cili u lirua nga el-Nusra Front në 2014.
Emiratët e Gjirit kanë mohuar pagimin e shpërblesave, por Katari është akuzuar për dorëzimin e qindra miliona dollarëve për sigurimin e lirimit të 26 qytetarëve të saj, duke përfshirë disa anëtarë të familjes mbretërore, të rrëmbyer në Irak nga një milicia pro-iraniane./arbresh.info/
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans