Google ADS

Lirohet gabimisht nga burgu lideri i grupit më të madh kriminal

00:37 | 12 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Policia në San Paolo është vënë në kërkim të një personi, pasi ai cilësohet si lideri i një grupi më të madh kriminal në Brazil.

Ai u lirua nga burgu një ditë më parë me një urdhër gjykate, e cila u tërhoq disa orë më vonë, transmeton portal arbresh.info

Andre Oliveira Macedo, udhëheqësi i supozuar i grupit kriminal PCC, ka qenë në burg që nga shtatori i vitit 2019, kur u arrestua me akuzën e organizimit të dërgimit të dërgesave të mëdha të kokainës në Europë.

Një gjykatës i Gjykatës së Lartë në Brazil miratoi kërkesën me të cilën Masedo u la i lirë. Kërkesa u miratua për shkak të tejkalimit të afatit të gjykimit brenda afatit të përcaktuar ligjërisht.

Disa orë më vonë, kryetari i Gjykatës së Lartë anuloi këtë vendim dhe urdhëroi kthimin e menjëhershëm të Mased në burg, raporton AP.

PCC është një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Brazil, me ndikim ndërkombëtar./arbresh.info/

Të ngjashme