Lirohen palestinezët e rrëmbyer në Egjipt

22:11 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kreu i lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh, ka bërë të ditur se janë liruar katër palestinezë të rrëmbyer nga persona të armatosur të paidentifikuar në gadishullin Sinai të Egjiptit në vitin 2015, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të katër burrat janë liruar dhe janë kthyer të sigurt në Gaza”, tha Haniyeh, duke shprehur “mirënjohje të thellë udhëheqjes egjiptiane” për vendimin.

Në një deklaratë të lëshuar më herët, Haniyeh tha se çështja ishte hapur gjatë bisedimeve të tij të fundit me zyrtarët egjiptianë në Kajro.

Në gusht të vitit 2015, persona të armatosur të paidentifikuar rrëmbyen katër palestinezë, kur ata me autobus nga Rafah përmes Sinait kalonin në Kajro.

Në atë kohë, lëvizja Hamas i hodhi përgjegjësinë autoriteteve egjiptiane për sigurinë e katër të rinjve, duke kërkuar nga Kajro që të punoj për të siguruar lirimin e tyre.

Megjithatë, fati i tyre ishte i panjohur deri më sot.

Dje, Haniyeh dhe një delegacion shoqërues u kthyen në Gaza pas një vizite tre-javore në Kajro për diskutime me zyrtarët egjiptianë.

Pas kthimit në Gaza, zëdhënësi i lëvizjes, Abdel Latif al-Qanoua, tha se “Hamasi është i kënaqur me rezultatet e vizitës dhe Egjipti e kupton pozitën tonë në një sërë çështjes”.

Në muajt e fundit është parë një ngritje në veprimtarinë diplomatike që përfshin Egjiptin, Izraelin, qeverinë palestineze me qendër në Ramallah dhe lëvizjen Hamas, e cila ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme