Lirohen katër hakerët e uebfaqes më të madhe në botë për torrent

21:18 | 11 Korrik 2015
Arbresh Info

Katër bashkëthemeluesit e The Pirate Bay, uebfaqes më të famshme në botë për torrent, janë liruar nga akuzat për shkeljen e të drejtave të autorit dhe abuzimet e tjera elektronike në gjykatën belge.

Bashkëthemeluesit e uebfaqes The Pirate Bay, Gottfrid Svartholm, Fredrik Neij, Peter Sunde dhe Carl Lundstrom janë shpallur të pafajshëm nga gjykata e Belgjikës, e vendosur në Mechelse, pasi ata zbuluan se hakerët nuk mbanin përgjegjësi për faqen e internetit që shpërndan dosje ilegale me torrent, e cila është shitur në vitin 2006, shkruan arbresh.info.

Themeluesit e faqes Pirate Bay, Gottfrid Svartholm dhe Frederik Neij, përfaqësuesi i uebfaqes Peter Sunde dhe investitori i faqes Carl Lundstrom ishin duke u përballur me akuza kriminale të lidhura me uebfaqen e tyre me torrent që është vërtetuar se ka përmbaje ilegale. Megjithatë, rasti u shpërbë kur bashkëthemeluesit deklaruan se nuk ishin të përfshirë në asnjë aktivitet të lëshuar nga uebfaqja pasi ata shiten atë tek Reservella, një kompania me bazë në Seychelles, në vitin 2006.

“Katër të akuzuarit kanë mohuar raportet se janë të lidhur ende me faqen që pas shitjes tek një kompani me bazë në Seychelles e quajtur Reservella “, ka raportuar ‘TorrentFreak’ , transmeton arbresh.info.

Sidoqoftë, ky nuk është lajmi i parë i mirë për hakerët e njohur nga uebfaqja The Pirate Bay. Muajin e kaluar, bashkëthemeluesi i tretë i faqes, Fredrik Neij ishte lëshuar nga burgu suedez pas arrestimit në kufirin e Laosit në Tajlandë në nëntor të vitit 2014 duke kaluar kështu tetë muaj burg.

Pirate Bay, e krijuar në vitin 2013, është njëra nga uebfaqet më të famshme për shpërndarjen e skedarëve në mbarë botën. Pavarësisht dënimeve, uebfaqja vazhdon të mbetet funksionale edhe tani, ndonëse është zhvendosur në domain-a të ndryshëm disa herë.

Vazhdon të mbetet ende e paqartë se si uebfaqja arrinë të kthehet në funksion pas rrëzimit, por The Pirate Bay ka pretenduar se përdor një  makinë virtuale që nëse policia e rrëzon një server atëherë ajo është në gjendje të kthehet përsëri për vetëm disa orë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme