Lirohen 12 personat që dyshohej se kishin lidhje me sulmin në Londër

15:07 | 1 Prill 2017
M. A.

Policia në Britani të Madhe, gjegjësisht njësiti Scotland Yard, javën e kaluar kishin arrestuar 12 persona, të cilët besohej se kishin lidhje me terroristin Khalid Masood, i cili i vrau 4 persona dhe plagosi më shumë se 40 në Londër. Të njëjtit, u liruan sot në mungesë të provave.

Sulmi ndodhi më 22 mars, në afërsi të ndërtesës së Parlamentit në Londër. Sulmuesi, i cili u konstatua më vonë se ishte pjesëtar i ISIS, fillimisht shkeli me makinë disa kalimtarë në urën “Westminster” dhe më pas shkoi për të ndërtesa e Parlamentit, ku vrau një polic, shkruan DailyMail.

Një 30-vjeçar që u arrestua më 26 mars në Birmingham, i cili dyshohej se kishte lidhje të drejtpërdrejta me terroristin, u lirua në mungesë të provave.

Njëmbëdhjetë personat e tjerë që u arrestuan për të njëjtin dyshim, gjithashtu u liruan në mungesë të provave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme