Google ADS

Linjat ajrore bëjnë thirrje për skemë të përbashkët testimi SHBA-Evropë

08:27 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Linjat e mëdha ajrore kanë kërkuar për program të përbashkët testimi, që udhëtimi të mund të rinisë mes SHBA-ve dhe Evropës.

Pronari i British Airways dhe United Airlines janë në mesin e avio-kompanive që kanë nënshkruar një letër drejtuar udhëheqësve amerikanë dhe atyre të Bashkimit Evropian, transmeton portali arbresh.info.

Momentalisht udhëtimi mes Evropës dhe SHBA-ve është kryesisht i ndaluar.

Avio-kompanitë janë duke luftuar për të mbijetuar pasi pandemia e koronavirusit ka ndërprerë rëndë udhëtimin global.

Në një letër të dërguar të martën për qeveritë amerikane dhe evropiane, drejtuesit kryesorë të linjës ajrore kërkuan një program testimi SHBA-BE për pasagjerët që bënin udhëtime trans-Atlantike.

Nënshkruesit e letrës përfshijnë bosët e International Airlines Group (IAG) – i cili zotëron British Airways – American Airlines, United Airlines dhe Lufthansa.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e padiskutueshme të udhëtimit ajror trans-Atlantik në ekonominë globale si dhe për rimëkëmbjen ekonomike të bizneseve tona, ne besojmë se është thelbësore të gjesh një mënyrë për të rihapur shërbimet e ajrit midis SHBA dhe Evropës”, letra tha.

Ajo iu dërgua nënkryetarit amerikan Mike Pence dhe Ylva Johansson, komisioneri evropian për punët e brendshme.

“Ne e pranojmë që testimi paraqet një sërë sfidash, megjithatë besojmë se një program pilot i testimit për tregun trans-Atlantik mund të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për qeverinë dhe industrinë për të punuar së bashku,” shtohet letra.

BE nuk lejon aktualisht vizita nga banorët e SHBA-së, megjithëse ka rregulla të relaksuara për udhëtime jo thelbësore nga 15 vende me shkallë më të ulët të infeksionit koronavirus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme