Jo vetëm ndalimi i fluturimeve për shkak të Covid-19, por edhe rregullat e reja për vazhdimin e punës, nuk ofrojnë një të ardhme të ndritshme për linjat ajrore në botë.
Linja ajrore franceze ka njoftuar se ka humbur rreth 1.8 miliardë euro në tremujorin e parë të vitit 2020, transmeton portal arbresh.info
Air France ka theksuar se rregullat e reja të vendosura nga qeveritë për shkak të Covid-19, janë shpenzime të mëdha dhe janë rregulla të kota, të cilat nuk mund të ruajnë individët.
Sipas raportit të kompanisë, vendet janë duke investuar miliarda, por parashikimet për të gjithë vitin janë më të këqija sesa pritej.
Air Francev pret që humbja të mbetet në 95 përqind këtë tremujor dhe të jetë 80 përqind vitin e ardhshëm, kur njerëzit pritet që t’i kthehen fluturimeve.
Të njejtën krizë është duke e përjetuar edhe British Airëays, e cila planifikon të heq nga puna rreth 12 mijë punëtorë dhe të mbyllë qendrën e saj ndihmëse në aeroportin Gatëick, edhe pse mori 1.34 miliardë euro ndihmë nga Britania dhe Spanja.
Lëvizja e fundit nga një prej njerëzve më të pasur dhe me ndikim në planet ,Ëarren Buffett , është dëshmi se linjat ajrore kanë një të ardhme të zezë. Kompania e tij, Berkshire Hathaëay, shiti aksionet e saj në linjat ajrore amerikane në prill./arbresh.info/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad