Një gjykatë gjermane ka vendosur që linja ajrore e Kuvajtit kishte të drejtë në mospranimin e shtetasve izraelitë.
Vendimi ka zemëruar hebrenjtë, të cilët argumentuan se gjykata ka injoruar antisemitizmin, transmeton portali arbresh.info
Linja ajrore e Kuvajtit anuloi biletën e udhëtimit për një fluturim nga Frankfurti në Bangkok. Gjykata ka theksuar se linja ajrore po repsektonte ligjet e Kuvajtit, e cila nuk njeh shtetin e Izraelit.
Nathan Gelbart, avokati i udhëtarit, e quajti vendimin “të turpshëm për demokracinë dhe Gjermaninë në përgithësi”.
Vendimi është kritikuar edhe nga kryetari i Frankfurtit, Uwe Becker.
“Një kompani ajrore që praktikon diskriminimin dhe anti-semitizmin duke refuzuar të fluturojë me pasagjerë izraelitë nuk duhet të lejohet të aterojë në Frankfurt”, tha ai./arbresh.info/
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...