Google ADS

Linja ajrore britanike pezullon fluturimet për shkak të koronavirusit

18:54 | 2 Mars 2020
Arbresh.info

Linja ajrore britanike, njëra nga linjat ajrore më të mëdha në Evropë, ka bërë të ditur pezullimin e disa fluturimeve për shkak të koronavirusit.

Fluturimet të cilat do të anulohen janë nga 16 marsi deri me 28 mars duke përfshire:

  • Anulimi i 12 fluturimeve nga Londra në New York.
  • Anulimi i 171 fluturimeve të shkurtera nga Londra në Itali, Francë, Austri, Belgjikë, Gjermani, Islandë, Zvicër.
  • Anulimi i 7 fluturimeve nga Gatwick në Itali, Francë dhe Shqipëri.
  • Anulimi i 26 fluturimeve nga Londra në Gjermani dhe Itali.

“Ne do të jemi në kontakt me udhëtarët për fluturimet e anuluara dhe do të diskutojmë opsionet e tjera të udhëtimit, duke përfshire edhe rezervimin në kompani të tjera,” thuhet në komunikatë./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme