Irani ka vite që është i përfshirë në luftën kundër militanteve terroriste të “Shtetit Islamik” në Siri dhe Irak. Megjithatë, deri para sulmeve të fundit ndaj dy objekteve të ndjeshme, Parlamentit dhe Muzeut Khomeini, në këtë vend nuk ka pasur sulme të ISIS-it.
Për një kohë të gjatë udhëheqësit iranianë mburreshin me faktin se Irani është një ishull i paqes dhe i stabilitetit dhe një vend i sigurt.
Irani akuzon Arabinë Saudite se është përgjegjëse për sulmin e dyfishtë në Teheran, edhe pse për atentatorët deri tani dihet pak. Ata flisnin arabisht, por Irani pretendon se ishin shtetas iranianë.
Eksperti për Iranin, te cituar nga DW, Bahman Nirumand thotë se ai nuk është krejtësisht i bindur, nëse atentati është planifikuar prej ISIS-it.
Sipas tij, sulmet janë në një linjë me logjikën e zhvillimeve të fundit në rajon: vizita e Presidentit amerikan Trump në Arabinë Saudite, krijimi i një fronti kundër Iranit, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike të disa shteteve arabe me Katarin, afrimi i Katarit me Iranin e kështu me radhë.
Këto zhvillime do ta ndryshojnë sipas ekspertit konstelacionin e pushtetit dhe të forcave në rajon. Nuk dihet nëse Katari do t’i nënshtrohet presionit të shteteve arabe apo tani do të lidhet edhe më tepër me Iranin.
Po ashtu nuk dihet se ç’qëndrim do të mbajë Turqia, ndërkohë që Parlamenti turk vendosi ta zgjerojë bazën ushtarake turke në Katar.
Nirmumand thotë se së bashku me afrimin e Turqisë me Rusinë të gjitha këto mund të çojnë në krijimin një fronti të ri: nga njëra anë, Irani, Katari, Turqia, Rusia, Iraku dhe Libani, nga ana tjetër, Arabia Saudite, shtetet e tjera të Gjirit Persik, Egjipti dhe SHBA-ja. Sipas tij javët dhe muajt e ardhshëm raportet do të përkeqësohen, sepse Arabia Saudite duket se është e vendosur për ta ndërpresë ndikimin e Iranit, dhe në këtë përpjekje gëzon mbështetjen e SHBA-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...