Papa Françesku përmes mesazhit të tij të Krishtlindjes ka bërë thirrje për një zgjidhje dy-shtetërore për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, pasi presidenti amerikan Donald Trump tronditi të gjithë me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Françesku foli për konfliktin e Lindjes së Mesme dhe pikat e tjera të botës në adresën e tij “Urbi et Orbi” (në qytet dhe në botë), katër ditë pasi më shumë se 120 vende mbështetën rezolutën në e OKB-së, ku kërkohej nga Shtetet e Bashkuara tërheqja e vendimit mbi Jerusalemin, transmeton portali arbresh.info
“Le të lutemi që vullneti për të rifilluar dialogun të mund mbizotërojë midis palëve dhe se një zgjidhje e negociuar mund të arrihet përfundimisht, një që do të lejonte bashkëjetesën paqësore të dy shteteve brenda kufijve të pranuar reciprokisht dhe të pranuar ndërkombëtarisht “, tha ai, duke iu referuar izraelitëve dhe palestinezëve.
“Ne e shohim Jezusin në fëmijët e Lindjes së Mesme që vazhdojnë të vuajnë për shkak të tensioneve në rritje midis izraelitëve dhe palestinezëve”, tha ai në fjalimin e tij, të adresuar nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit para dhjetëra mijëra njerëz.
Është hera e dytë që Papa ka folur publikisht rreth Jerusalemit që nga vendimi i 6 dhjetorit i Trump.
Atë ditë, Françesku bëri thirrje për respektimin e “status quo-së” të qytetit, në mënyrë që tensionet e reja në Lindjen e Mesme të mos ndezin më tej konfliktet botërore./Arbresh.info/
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan