Lindita Camaj: Këto zgjedhje përcaktojnë fatin politik të presidentit amerikan

00:44 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Procesi zgjedhor për Kongresin Amerikan i cili është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcaktojnë fatin e Donald Trump nëse do të rizgjedhet përsëri president në zgjedhjet e 2020, ka thënë për Klan Kosovën, profesoresha e gazetarisë në Hjuston, Lindita Camaj.

Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor ishte në rregull në vendin ku ajo ka hedhur votën e saj, ndërsa ka hezituar ta thotë fituesin potencial të këtij procesi zgjedhor, njofton Klan Kosova.

”Procesi ishte shumë normal sa i përket vendvotimit ku votova sot”.

”Këto zgjedhje janë shumë me rëndësi, sidomos për mosmarrëveshjet që kanë ndodhur mes politikanëve në SHBA”.

”Disa nga rëndësitë kryesore, janë të lidhura drejtpërdrejt me rezultatet. Nga këto zgjedhje varet politika e ardhshme e presidentit Trump si dhe gjasat që ai të rizgjidhet përsëri president në 2020”.

”I bashkangjitem frymës që po mbretëron këtu në Amerikë, pasi po hezitojmë të themi fituesin e këtyre zgjedhjeve”.

”Disa shtete në Texas ku unë jetoj është përcjellur me shumë vëmendje. Shqiptarët në Hjuston nuk janë shumë të angazhuar sa i përket përfshirjes në fushata zgjedhore. Është shumë e vështirë të thuhet se sa prej tyre debutojnë. Në Texas është një entuziazëm i madh për këto zgjedhje”.

”Është një ndër rastet e rralla ku gara është shumë e afërt në të dyja anët”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme