Një bebe e lindur me një gjendje të rrallë që do të thotë se duhet të shmanget nga rrezet direkte të diellit është braktisur në në spital në Torino të Italisë.
Foshnja katër-muajshe e emëruar Giovannino, ka harlequin ichthyosis – një sëmundje gjenetike që shkakton lëkurë të trashë e të thatë, transmeton portali arbresh.info.
Infermierët janë kujdesur për të që nga lindja e tij në gusht, por ai mund të ketë nevojë të largohet nga spitali brenda disa javësh.
Nuk është e qartë pse prindërit nuk mund të kontaktohen ose pse nuk janë kthyer për të marrë Giovannino.
“Unë nuk e di se cila është arsyeja, e vetmja gjë e sigurt është që ky fëmijë është braktisur”, tha një nga infermierët që e kërkuan atë në spitalin Sant’Anna në kushte anonimiteti, raporton gazeta La Stampa e Italisë.
Autoritetet lokale raportohet se janë të njoftuar për situatën dhe janë përpjekur të gjejnë prindërit për një përgjigje.
Ata po shikojnë gjithashtu sigurimin e një shtëpie të përkohshme për Giovannino, por gjendja e tij do të thotë që ai ka nevojë për kujdes të veçantë, shton La Stampa.
Brenda disa orësh nga historia e Giovannino që bëri xhiro në lajme, njerëzit filluan të kontaktojnë spitalin dhe të ofruan ta birësojnë – disa i dërguan letra të përzemërta ku përshkruanin se si donin ta mirëpresnin në shtëpitë e tyre.
Autoritetet në qytetin verior italian të Torinos thanë se po vlerësonin të gjitha kërkesat dhe shikonin mundësinë e kujdesit special për kujdestari./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...