Për të pasur shtatë fëmijë, një çift kinez vendosi të paguante një milion juanë (130,000 euro) taksa të ndihmës sociale.
Deri në vitin 2016, Kina kishte një politikë për një fëmijë, e cila më pas u shtri në kufirin maksimal të dy fëmijëve për çift, transmeton portali arbresh.info
34-vjeçarja Zhang Rongrong dhe burri i saj 39-vjeçar kanë vendosur të mos respektojnë normën dhe të sjellin në jetë 7 fëmijë.
Nëse prindërit nuk do të kishin paguar këto taksa, pesë nga fëmijët e tyre nuk do të kishin të drejtë në dokumente identiteti, nuk do të kishin qenë në gjendje të shkonin në shkollë dhe nuk do të kishin marrë kujdes shëndetësor.
Sipërmarrësja i tha South China Morning Post se ajo “ishte në gjendje të përballonte luksin” e një familje të madhe. Më i madhi nga shtatë fëmijët është 14 dhe i fundit vetëm një vit e gjysmë.
“Dikush më pyet nëse nuk është shumë e lodhshme, unë mendoj se është si vallëzimi: të pëlqen edhe nëse djersit”, tha ajo, e cila nuk planifikon që të zgjerojë më shumë familjen./arbresh.info/
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...