Në Mbretërinë e Bashkuar ka ardhur në jetë princi i parë me gjak afro-amerikan. Bëhet fjalë për djalin e princit Harry dhe dukeshës së Suseksit, Meghan Markle, të cilët këtë të hënë janë bërë për herë të parë prindër.
Është mashkull fëmija i parë i princit Herri dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle, përkatësisht dukë dhe dukeshë e Suseksit. Ish-aktorja kaliforniane e ka sjellë në jetë fëmijën këtë të hënë dhe lajmi është bërë publik nga vetë princi Harry.
“Vogëlushi dhe e ëma janë mirë”, ka saktësuar anëtari i familjes mbretërore, duke shtuar se së bashku me Megan janë ende duke menduar për emrin e tij.
Fëmija i sapolindur është i pari princ me gjak afro-amerikan në familjen Uindsor dhe i shtati në vijën për marrjen e fronit britanik të mbretëreshës Elizabeth, pas princit Charles, atij William dhe 3 fëmijëve të tij, si dhe vetë Harry-t.
Vogëlushi peshon 3.2 kilogramë dhe ka lindur në 5 e 26 minuta të mëngjesit. Në një njoftim për shtyp, Buckingham Palace ka saktësuar se, bashkë me çiftin mbretëror është edhe Doria Ragland, e ëma e Meghan, që e ka prejardhjen nga ishujt e Karaibeve.
“Procesi i lindjes së fëmijës së parë të Markle dhe princit Harry nisi në orët e para të mëngjesit në rezidencën e tyre të re në Frogmore Cottage. Harry, 34 vjeç, i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës bashkëshortes 37-vjeçare”, raportuan mediat britanike duke iu referuar burimeve pranë pallatit mbretëror./ABC News Albania
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim