Një grua në Bangladesh ka lindur binjakë pothuajse një muaj pas lindjes së një foshnjeje të parakohshme, thanë të enjten raportet e medias.
Arifa Sultana në qarkun Khulna lindi një fëmijë në fund të shkurtit, dhe vetëm 26 ditë pasi ajo u dërgua në urgjencë mjekët e shërbimit cezariane kuptuan se ajo ishte ende shtatzënë me binjakë në një mitër të dytë, njoftoi transmetuesi britanik i BBC.-përcjell arbresh.info
Foshnjat binjake, një mashkull dhe një femër, kanë lindur të shëndetshëm, sipas raporteve.
“Kur erdhi pacienti, ne I bëm ECHO-në dhe kuptuam se ajo kishte edhe dy binjakë”, tha doktori Poddar për BBC.
“Ne ishim shumë të tronditur dhe të befasuar, nuk kam parë asnjëherë diçka të tillë,” tha Poddar.
Mjeku shtoi se gruaja nuk kishte qenë në dijeni për binjakët, pasi që për shkak të gjendjes së dobët financiare ajo nuk kishte mundur kurrë të bënte ECHO-në./Arbresh.info/
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator
Çfarë çmimi mund të ketë Apple Ring dhe kur mund të lansohet...
Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë në New Jersey, u bëri ft...
Ndryshon data e protestës së parë kombëtare të opozitës në S...