Limaj për sulmin në Siri: Vendim i drejtë nga ana e SHBA-ve

11:25 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj e ka vlerësuar si vendim të drejtë sulmet mbi caqet ku prodhoheshin armët në Siri nga ana e SHBA-ve, shkruan arbresh.info.

Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Limaj ka shkruar se Republika e Kosovës është rreshtuar dhe do të jetë gjithmonë krah aleatëve tanë perëndimorë.

Postimi i tij i plotë në facebook:

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për t’i sulmuar caqet, ku konsiderohej se po prodhoheshin armët kimike në Siri, është vendim i drejtë.

Sulmet me armë kimike kundër civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe të papranueshme për botën demokratike.

Republika e Kosovës është rreshtuar dhe do të jetë gjithmonë krah aleatëve tanë perëndimorë”, ka shkruar Limaj në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme