Google ADS

Lija e majmunit: Zvicra dhe Izraeli konfirmojnë rastet e para

12:10 | 22 Maj 2022
Trina Galanxhi

Izraeli dhe Zvicra janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kombeve që raportojnë për sëmundjen në 14.

Të dy vendet thanë se identifikuan një person të infektuar që kishte udhëtuar së fundmi, por Izraeli tha se po hetonte raste të tjera të dyshuara, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Më shumë se 80 rastë janë konfirmuar në shpërthimet e fundit të infeksionit në Europë, SHBA, Kanada dhe Australi.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Përhapja e infeksionit ka habitur shkencëtarët, por lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë i ulët.

Sëmundja është zakonisht e lehtë dhe shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se 50 raste të tjera të dyshuara po hetohen – pa përmendur vendet e përfshira – dhe paralajmëroi se ka të ngjarë të konfirmohen më shumë infeksione.

Lija e majmunit së pari është shfaqur në Britani të Madhe.

Megjithëse nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunëve, disa vende kanë thënë se po grumbullojnë vaksina kundër lisë, të cilat janë rreth 85% efektive në parandalimin e infeksionit, sepse të dy viruset janë mjaft të ngjashëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme