Përhapja e lisë së majmunit mbetet e kontrolluar dhe e kufizuar. Teksa u përpoq të qetësojë botën në një deklaratë ditën e martë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e konfirmuara jashtë vendeve ku virusi përhapet normalisht, kanë shkuar në 131 që prej 7 majit.
“Gjëja më e rëndësishme aktualisht është të kuptojmë se përhapja e lisë se majmunit mund të kontrollohet përmes gjurmimit të rasteve dhe izolimit”, tha Rosamund Lewis, Eksperte e OBSH.
Ndërsa thekson se përhapja e lisë së majmunit po trajtohet si situatë shqetësuese, ekspertja e OBSH thekson se individët janë shumë pak të rrezikuar nga virusi dhe se ai po evidentonte kryesisht te burra homoseksuale apo biseksuale. Rastet që po shohim aktualisht janë kryesisht burra, që e cilësojnë veten si homoseksualë, biseksuale apo burra që kryejnë marrëdhënie me persona të së njëjtës gjini. Nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për një infeksion qe transmetohet seksualisht. Mënyra kryesore e transmetimit është ajo përmes kontaktit të lëkurës. Nuk e dimë ende nëse mund të transmetohet edhe përmes lëngjeve të lëkurës”, tha Rosamund Lewis.
Lija e majmunit është kryesisht infeksion i lehtë viral i kthyer në endemik në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qwndore. Përhapet përmes kontaktit të ngushte dhe deri më tani rrallë ishte evidentuar në pjesë të tjera të botës. Shumica e rasteve të reja janë zbuluar në Europë, me Gjermaninë që u bë e fundit që njoftoi izolim 21 ditor për personat e prekur. Simptomat përfshijnë temperature dhe i rritim të lëkurës./A2CNN/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...