Mediat greke kanë bërë të ditur se është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit në shtetin fqinj.
Autoritetet greke shëndetësore bën të ditur mbrëmjen e së mërkurës se një person, i cili ishte kthyer së fundmi nga Portugali, ka shfaqur të gjitha simptomat e lisë së majmunit.
Aktualisht, ai është shtruar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Sipas mediave greke, këtij personi i është bërë një test fillestar në Laboratorin e Shëndetit Publik nga ku ka rezultuar pozitiv me këtë virus.
Çfarë është lija e majmunit, virusi i ri që po shqetëson botën?
Një sëmundje tejet e rrallë, e quajtur lija e majmunit, e afërt me linë e dhenve, shfaqet kryesisht në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Por së fundmi, raste të shumta janë diktuar në disa shtete të botës, si në SHBA, Kanada, Europë dhe vende të tjera.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), këto raste lidhen me udhëtimet e personave të infektuar nga njëri shtet në tjetrin, si dhe nga importimi i kafshëve të infektuar me këtë virus.
Situata nuk paraqitet alarmante nga ekspertët e shëndetësisë, por gjithsesi ata bëjnë thirrje që të bëhet kujdes.
Cilat janë simptomat e lisë së majmunit?
Virusi ka një periudhë inkubimi prej 14 ditësh, sipas CDC. Simptomat e para janë ato të gripit të zakonshëm, si temperatura, të dridhurat, lodhja, dhimbja e kokës dhe e muskujve, dhe fryrje të nyejve limfatike, të cilat ndihmojnë trupin të luftojë virusin dhe sëmundjen.
Më pas, i infektuar përjeton daljen e njollave të ashpra në fytyrë, trup dhe brenda gojës. Puçrrat janë të mbushura me lëng dhe shpesh të kuqe. Ato zhduken pas një periudhë prej dy ose tre javësh.
“Për këtë sëmundje nuk ka ilaç specifik, kura përmban vetëm mjekime ndihmëse. Sidoqoftë, për këtë infeksion ka një vaksinë”, tha përmes një deklarate për mediat Jimmy Ëhitëorth, profesor i shëndetit publik ndërkombëtar në “London School of Hygiene & Tropical Medicine”.
Si përhapet lija e majmunit?
Ekspertët thonë se për përhapjen e këtij virusi shërben kontakti i afërt me një person të infektuar. Neil Mabbott, shefi i katedrës së imunopatologjisë në shkollën e veterinarisë në Universitetin e Edinburgut tha përmes një deklarate se virusi përcillet përmes prekjes së lëkurës së infektuar, membranave të mukozës, stërklave respiratore dhe lëngjeve trupore.
“Pasi plagët të jenë shëruar, koret bien në formë pluhuri, por edhe mund të thihen përmes ajrit nga persona të tjerë”, thotë Dr. Michael Skinner, profesor në departamentin e mjekësisë në “College London”, i specializuar për sëmundjet infektive.
Transmetimi mes njerëzve ndodh kryesisht përmes stërklave respiratore, por duke qenë se ato qëndrojnë në ajër vetëm për disa centimetra, kontakti i afërt duhet edhe të zgjasë disa minuta.
Vdekshmëria
Sipas Michael Head, kërkues shkencor në Universitetin e Sauthemptonit në Mbretërinë e Bashkuar, lija e majmunit mund të përkthehet në një infeksion të rëndë. “Vdekshmëria për këtë lloj virusi ka qenë gjithmonë rreth 1%”, thotë ai. “Vatrat krijohen shpesh në ambiente ku të ardhurat e popullsisë janë të ulëta dhe aksesi në shërbime shëndetësore është i kufizuar”. Sidoqoftë, sipas tij, do të ishte shumë e pazakontë që të shihet shpërthim rastesh në vendet e zhvilluara. “Nuk do të kemi transmetim në nivelin e Covid”, tha ai.
Sipas CDC, dezinfektantët e zakonshëm që mbajmë nëpër shtëpia, mund ta eliminojnë virusin e lisë së majmunit.
Origjina e virusit
Sipas CDC, lija e majmunit u emërtua kështu në vitin 1958, kur një sëmundje e ngjashme me linë e dhenve u përhap në dy grupe majmunësh, të mbajtur për studime shkencore. Megjithatë, bartësi kryesor i këtij virusi është ende i panjohur. Sipas CDC, brejtësit afrikanë dyshohet se janë transmetues të tij. Rasti i parë i lisë së majmunit te njerëzit është regjistruar në vitin 1970, në Republikën Demokratike të Kongos, në një kohë kur e gjithë bota po bënte përpjekje të mëdha për të eliminuar linë e dhenve. Pas gati 40 vitesh pa raste të raportuara, lija e majmunit u rishfaq në Nigeri në vitin 2017. Që prej asaj kohe, në Nigeri janë raportuar mbi 450 raste dhe të paktën 8 prej tyre, kanë shërbyer si eksportues të virusit në shtete të tjera.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...