Lihet diplomacia për armatim të rëndë

08:46 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Motoja e re amerikane e administrimit Trump, “Amerika e para” e ka braktisur diplomacinë e jashtme për t’u koncentruar më shumë te armatimi i rëndë shkruan arbresh.info.

Presidenti Trump gjatë gjithë kohës bënë deklarata të pamenduara dhe të pasakta në drejtim të liderëve dhe shteteve të tjera të botës.

Në qershor të vitit të kaluar Trump e kishte akuzuar Gjermaninë dhe kancelaren Merkel që i kanë mbi 100 milionë dollarë borxh NATO-s. Gjë që nuk është aspak e vërtetë, madje veç Gjermania në vitet e kaluara ka siguruar një pjesë të mirë të fondit të NATO-s.

Ditë më parë Trump kishte thënë që të gjitha vendet e Afrikës janë “Zhytura në m**”, pa përjashtuar asnjërin prej tyre.

Analistët e çështjeve politike kanë treguar që gjithnjë e më shumë ka filluar të vërehet mungesa e SHBA-ve në takimet e rëndësishme ndërkombëtare si Samiti i G7 ose Samiti i G20, ku SHBA-ja po dërgon gjithnjë e më pak delegatë. Ndërkohë këto takime dominohen nga Kina, Rusia ose Gjermania të cilët i japin rëndësi të veçantë, sidomos politikës së jashtme.

Papajtueshmëria e Trump rreth marrëveshjes nukleare të Iranit i ka prishur marrëdhëniet me thuajse të gjitha vendet e mëdha të Evropës.

Ai e ka quajtur marrëveshjen e 2015-ës me Iranin dhe vendet e Evropës, “Marrëveshja më e tmerrshme që ka bërë Amerika ndër vite” dhe është shprehur që dëshiron ta përmirësojë pavarësisht që aleatët janë kategorikisht kundër kësaj.

Prapë, sipas analistëve politikë, administrimit Trump i mungon e ashtuquajtura “Soft power” apo “fuqi e lehtë” e cila nënkupton fuqinë që t’i bëjë vendet e tjera apo aleatët që të binden pa përdorur forcë.

Së fundi Departamenti i Shtetit ka bërë shkurtime të dukshme të fondit të diplomacisë së jashtme dhe të gjitha fondet kanë shkuar Pentagonit dhe modernizimit të ushtrisë. Bile Trump ka kërkuar që, ashtu si Koreja e Veriut, Pentagoni të organizojë një marsh ushtarak për ta treguar forcën ushtarake të SHBA-ve.

Gjithashtu është vërejtur që SHBA-ja e ka larguar ambasadorin e saj nga  Koreja e Veriut dhe nga Turqia. Vendet ku në asnjë mënyrë nuk duhet të mungojë diplomacia.

Një gjendje e tillë sugjeron që SHBA-ja e ka lënë pas diplomacinë dhe është koncentruar në një formë më ekstreme të ballafaqimit.

Kjo situatë e ka lënë të gjithë botën në mendime se çfarë do të ndodhë dhe nëse SHBA-ja do t’i largojë edhe ambasadorët e tjerë nga vendet aleate./RronaJaka/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme