Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha të martën se ka shtyrë një votim të rëndësishëm procedural për zgjatjen me 30 ditë të financimit të qeverisë amerikane, pasi buxheti aktual skadon më 30 shtator.
Duke folur për gazetarët në Kongresion amerikan, zoti McCarthy tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të shqyrtojë një votim për të hapur debatin mbi masën, pasi ligjvënësit të votojnë nëse do të hapet debati mbi një projektligj për mbrojtjen.
Por votimi për zgjatjen me 30 ditë të financimit të qeverisë ishte caktuar të zhvillohej i pari.
“Ne e ndryshuam radhën”, tha për shtypin kryetari republikan, duke nënvizuar se shtyrja do t’i jepte më shumë kohë shumicës së tij republikane për të siguruar votat e nevojshme për miratimin e masës.
Ligjvënësit republikanë janë të ndarë për buxhetin.
Masa afatshkurtër për financimin e buxhetit përballet me kundërshtimin e me shumë se një duzinë konservatorësh republikanë të vijës së ashpër, shifër e mjaftueshme për të bllokuar votimin në Dhomën e Përfaqësuesve.
Buxheti afatshkurtër do të mbante hapur agjencitë federale deri më 31 tetor por do të shkurtonte shpenzimet me rreth 8% për agjencitë e tjera përveç mbrojtjes, agjencisë së veteranëve dhe ndihmave për raste fatkeqësishë.
Republikanët e linjës së ashpër, që e kundërshtojnë masën, thonë ajo nuk ka efektin e duhur për të shkurtuar shpenzimet dhe vënë kufizime ndaj administratës demokrate të Presidentit Biden.
Por masa për zgjatjen me 30 ditë të financimit të qeverisë amerikane përballet me një kundërshtim të ashpër edhe nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, të cilët janë kundër shkurtimit të shpenzimeve dhe ndryshimit të politikës së imigracionit./VOA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...