Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë miratuar projektligjin kontrovers për “agjentët e huaj” në leximin e tretë dhe të fundit.
Përgjatë seancës, 84 ligjvënës kanë votuar për ndërsa 30 të tjerë kanë qenë kundër dokumentit të shndërruar në ligj.
Për disa javë rresht, dhjetëra qindra gjeorgjianë kanë protestuar kundër projektligjit, i cili është çuar përpara prej partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.
Protestat janë shtypur disa herë në mënyrë të dhunshme me topa uja, gaz lotsjellës dhe plumba gome, derisa edhe protestuesit janë sulmuar nga bandat apo plaçkitësit në orët e vona të natës.
Ligji do t’iu kërkojë organizatave që pranojnë më shumë se 20 për qind të fondeve prej jashtë, që të regjistrohen si agjentë me ndikim të huaj.
Në rast të mosregjistrimit parashihet mbyllja e entiteteve si dhe gjoba të ashpra.
Kundërshtarët e konsiderojnë dokumentin si “ligj rus”, duke e krahasuar me legjislacionin rus që përdoret për t’i shënjestruar kritikët e presidentit rus, Vladimir Putin.
Megjithatë Qeveria e Gjeorgjisë ka thënë se projektligji është i domosdoshëm për të promovuar transparencë, për t’i luftuar “vlerat pseudo-liberale” të promovuara prej të huajve, si dhe për të ruajtur sovranitetin e shtetit.
Ligji do të mund të përballet me veton e presidentes së Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili.
Megjithatë, parlamenti do të mund ta hedhë poshtë atë vendim përmes një votimi shtesë./Radio Evropa e Lirë/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...