Google ADS

Ligji për emigracionin në Itali, hyn në fuqi paketa e re që penalizon dhe shqiptarët

22:24 | 14 Janar 2019
Trina Galanxhi

Në Itali ka hyrë në fuqi ligji i ri i emigracionit, i cili pritet të prekë edhe shumë shqiptarë me qëndrim atje. Sipas paketës së re ligjore, emigrantët me nënshtetësi italiane mund ta humbasin atë nëse kanë probleme me drejtësine ose dënohen nga Gjykata italiane.

Ligji Salvini, i cili ka hyrë në fuqi itali rrezikon prek edhe mijëra emigrantë shqiptarë.

Pas hyrjes në fuqi të paketës ligjore, emigrantët shqiptarë me nënshtetësi italiane mund ta humbasin atë nëse kanë probleme me dretjësine ose dënohen nga Gjykata italiane.

Në lidhje me frikën që politikanët italianë kanë nga emigrantët që arrijnë aty ka reaguar edhe kantautori shqiptar Ermal Meta, i cili e ka cilësuar këtë realitet si diçka të panevojshme.

Gjithashtu, minorenët e pashoqëruar nga kujdestarë ligjorë, nuk do të marrin më leje qëndrimi humanitare kur të mbushin 18 vjeç, duke u konsideruar kështu emigrantë klandestinë.

Minorenët shqiptarë janë aktualisht rreth 1630, dhe renditen të katërtit në numër pas atyre me kombësi nga Gambia, Egjipti e Guinea.

Numri i lartë i të miturve shqiptarë është kthyer në një fenomen problematik për shumë komuna italiane, pasi Shqipëria është një vend pa konflikt lufte ndryshe nga vendet e prejardhjes së  minorenëve të tjerë.

Ligji Salvini ka ngjallur shumë polemika, ku ndër to, në simbol është kthyer kryebashkiaku i Palermos, i cili ka refuzuar të zbatojë ligjin në komunën që drejton.

Në një intervistë për RTV Ora News, ai është shprehur se  shqiptarët e Palermos janë italianë që flasin edhe shqip.

Leoluca Orlando:”Ne nuk kemi shqiptarë në Palermo, ne kemi palermitanë që flasin dhe shqip, që kanë dhe kulturë shqiptare e që kontribuojnë në pasurinë e Palermos. Komuniteti i shqiptarëve në Itali ka një lidhje të fortë me kulturën e vendit të tyre. Si kryetar Bashkie marr pjesë shpesh në eventet kulturore e fetare që ata organizojnë.”

Në lidhje me debatin për emigracionin në Itali ka reaguar edhe kantautori shqiptar, Ermal Meta.

Ai ka thënë se ajo çka të gjithë politikanët e qytetarët duhet të kenë frikë nuk janë emigrantët të cilët mbërrijnë në Itali, për të ndërtuar një jetë më të mirë o për t’u larguar nga lufta. Por ata kanë frikë nga tymi e jo nga zjarri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme