Italia kërkon që fëmijët të jenë të vaksinuar, në të kundërt, nuk marrin pjesë dot në mësim. Lëvizja e ekzekutivit italian pason muaj të tërë debati kombëtar mbi vaksinimin e detyrueshëm.
Tani, prindërit rrezikojnë gjobitjen me deri në 500 euro nëse i dërgojnë fëmijët në shkollë të pavaksinuar. Ligji i ri erdhi në mesin e shpërthimit të epidemisë së fruthit, dhe zyrtarët italianë thonë se niveli i vaksinimit është përmirësuar me hyrjen e tij në fuqi.
I mbiquajturi “ligji Lorenzin”, sipas ish-ministrit të shëndetësisë qe e prezantoi, kërkon një nivel të detyrueshëm imunizimi për fëmijët përpara se të shkojnë në shkolle, ku përfshihen vaksinat kundër lisë së dhenve, poliomelitit, shytave, fruthit dhe rubeolës.
Fëmijët deri në 6 vjeç mund të përjashtohen automatikisht nga kopshti apo programet parashkollore nëse nuk paraqiten prova të vaksinimit të tyre; ndërsa atyre nga 6 deri në 16 vjeç nuk u ndalohet dot pjesëmarrja në mësim, por prindërit përballen me gjoba të forta nëse nuk kryhet imunizimi.
Kundërshtimet megjithatë nuk mungojnë. Nëna e një vajze 12 vjeçe, e cila nuk është vaksinuar asnjëherë dhe qe prej lindjes është kuruar vetëm përmes homeopatisë, tha për “Corriere della Sera” se do ta kundërshtojë ligjërisht vendimin, ndërsa pretendon se mjeket e marrin shtysën nga arsyet që u japin depot farmaceutike./tch
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...