Fitoret e fundit të qeverisë libiane me ndihmën e Turqisë në Libinë perëndimore e detyruan Ligën Arabe që ta mbështeste atë, sipas nënkryetarit të parë të parlamentit libian, shkruan Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për AA të premten, Jalal Shuwaidi, nënkryetari i parë i parlamentit të Libisë, tha se fitoret e qeverisë së Libisë kundër komandantit puçist Khalifa Haftar kishin ndryshuar qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për konfliktin.
Ai komentoi deklaratën e fundit të Hossam Zaki, ndihmës sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, i cili Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) të udhëhequr nga Fayez al-Sarraj, e shpalli si autoritetin legjitim të Libisë.
Në një intervistë për një kanal egjiptian në fillim të kësaj jave, Zaki tha se GNA ishte qeveria legjitime në Libi sipas Marrëveshjes së Skhirat të vitit 2015 dhe se marrëveshjet e saj me Turqinë ishin gjithashtu të vlefshme.
“Kjo deklaratë e Zaki erdhi pas fitoreve të GNA-së, fitoret e arritura me aleatin tonë strategjik, Turqinë, ndryshuan shumë nga qëndrimet ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë Ligën Arabe”, tha Shuwaidi.
Ai tha se Liga Arabe mbeti një vëzhgues indiferent dhe pasiv në fillimin e sulmeve të Haftarit, kryesisht sepse është nën kontrollin e vendeve që kanë mbështetur agresionin e komandantit jolegjitim.
“Këto vende ishin duke menduar, duke u bazuar në llogaritjet e tyre të gabuara, se forcat puçiste do të mund të pushtonin Tripolin, dhe ata prishën çdo vendim në favor të GNA-së”, deklaroi ai.
Ai, megjithatë, mirëpriti deklaratën e Zaki dhe kërkoi nga Liga Arabe të luajë rolin e saj në mbështetjen e anës së duhur.
“Turqia ofroi mbështetje legjitime”
Për çështjen e bashkëpunimit me Ankaranë, parlamentari libian pohoi se Turqia i kishte ardhur në ndihmë të GNA-së në përputhje me një marrëveshje ligjore.
“Turqia nuk ndërhyri me forcë në këtë konflikt, ajo ndërhyri nën bazë të një memorandumi mirëkuptimi me qeverinë e ligjshme libiane që njihet ndërkombëtarisht”, tha ai.
Ai tha se në anën tjetër kishte shtete që “ndërhynë pa pëlqimin e qeverisë legjitime dhe u përpoqën të mbështesin puçistin (Haftar) në përpjekjen e tij për të marrë pushtetin”.
“Si Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Egjipti, Arabia Saudite dhe grupi rus Wagner, këto konsiderohen ndërhyrje, por nuk ka ndërhyrje të Turqisë”, tha ai për Anadolu Agency.
Shuwaidi gjithashtu përshkroi thirrjen e fundit për armëpushim të Egjiptit si “një përpjekje për të shpëtuar puçistin Khalifa Haftar”.
“Këshilla ime për udhëheqjen egjiptiane është që të forcojë komunikimin me qeverinë legjitime për të garantuar sigurinë e saj kombëtare dhe sigurinë e kufijve të saj”, tha ai.
Pas humbjeve të rënda në terren, komandanti puçist dhe aleati i tij Akila Saleh, kreu i parlamentit pro-Haftar të Libisë, takuan Presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sisi më 6 qershor, i cili bëri thirrje për armëpushim, i cili u injorua. Qeveria e njohur ndërkombëtarisht ka qenë nën sulm nga milicitë e Haftarit që nga prilli i vitit 2019.
GNA filloi Operacionin Stuhia e Paqes në mars si kundërpërgjigje ndaj sulmeve mbi kryeqytetin, dhe kohët e fundit rimori kontrollin e vendeve strategjike, duke përfshirë bazën ajrore Al-Watiya dhe qytetin Tarhuna.
Javën e kaluar, ushtria e GNA-së filloi një tjetër operacion të suksesshëm ushtarak “Rruga e Fitores” për të çliruar qytete në Libinë lindore dhe qendrore, përfshirë Sirte, Jufra, qytete në Wadi Wishka, Buerat, Jarif dhe Qasr Abu Haid.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...