Liga Arabe ka dënuar fuqishëm vendimin e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në muajin maj në Jerusalem.
Data e paraparë për këtë lëvizje është cekur 14 maj, dita kur Izraeli themeloi shtetin, transmeton portali arbresh.info
Arabët në përgjithësi dhe palestinezët në veçanti i referohen kësaj dite, që çoi në zhvendosjen e 700 mijë palestinezëve dhe krijimit të Izraelit 70 më parë si Dita Nakba (Katastrofë). Kurse izraelitët i referohen si Dita e Pavarësisë.
“Vendimi i SHBA është një episod i ri dhe i rrezikshëm i serisë së provokimeve dhe vendimeve të gabuara që janë bërë nga administrata e SHBA që nga dhjetori i kaluar”, tha të shtunën sekretari i përgjithshëm i LA Ahmed Aboul-Gheit.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten vendimin për të zhvendosur në maj kryeqytetin e Uashingtonit në Izrael në qytetin e shenjtë të Jerusalemit, që Trump e njohu si kryeqytetin e Izraelit dhjetorin e kaluar në mes të trazirave rajonale dhe ndërkombëtare.
“Vendimi ka për qëllim t’i japë fund shpresës së fundit për paqen dhe bashkëjetesën midis palestinezëve dhe izraelitëve”, tha shefi i LA.
“Shtetet arabe janë të vendosur të përballen me të gjitha pasojat negative të këtij vendimi dhe të punojnë për të garantuar se nuk do të përsëritet nga asnjë shtet tjetër në të ardhmen, në mënyrë që lëvizja e SHBA-së të mbetet e izoluar dhe joefektive”, shtoi kreu më tej.
Izraeli e pushtoi Jerusalemin në luftën arabo-izraelite të vitit 1967 dhe e shpalli atë si kryeqytetin e tij të përjetshëm në vitin 1980.
Rezoluta 242 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1967 kërkon tërheqjen izraelite nga territoret e pushtuara në vitin 1967 duke përfshirë Jerusalemin, ndërsa Rezoluta 478 e vitit 1980 refuzon aneksimin e përpjekur te Jerusalemit nga Izraeli si dhe shpalljen e qytetit si kryeqytet i Izraelit./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...